Cagliari ndal euforinë e Rossonerëve

16:54 / 10.02.2013

Cagliari e ka ndalur në një barazim 1-1 Milanin në ndeshjen e zhvilluar në Sardenjë.

 Në pjesën e parë u zhvillua lojë e balancuar, por ishte Cagliari që me anë të Ibarbos e gjeti portën Rossonere për të shënuar për 1-0.

Në pjesën e dytë Milani bëri presion të madh dhe pas një rasti në zonë Balotelli u ndal në mënyrë të palejuar, për të detyruar gjyqtarin të akordojë penalti.

Nga pika e bardhë konkret u tregua Balotelli për 1-1 (82’) dhe për të kthyer në lojë Milanin për fitore.

Balotelli shënoi edhe një gol të bukur, por i cili u anulua, ndërsa portieri vendas u tregua mjaft i vëmendshëm, përkundër mungesës së Astorit në fushë.

Me këtë barazim Milani ka 41 pikë në vendin e katërt, një pikë më shumë se sa Interi që sonte mbrëma ndeshet me Chievon dhe mund t’i afrohet vendit të tretë në një pikë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.