Cahill: S’bën të ndikohemi nga faktorët e jashtëm
Mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill, u ka sugjeruar bashkëlojtarëve të tij që të lënë menjëanë faktorët e jashtëm në luftën për titull të kampionit në Ligën Premier.“Është me rëndësi që ne të mos lejojmë faktorët e jashtëm të prekin ambiciet tona për titull dhe ne e kemi treguar që kjo nuk do të ndodhë”.
“Çfarëdo që ndodh jashtë fushe, lojtarët mund ta harrojnë duke luajtur futboll”, ka potencuar Cahill.