Capdevila: Mund t’i shkaktojmë probleme Barcës

10:32 / 4.01.2013

Mbrojtësi i Espanyol, Joan Capdevila, beson se skuadra e tij mund të paraqesë probleme për Barcelonën, kur dy ekipet përballen këtë vikend në kuadër të La Liga.

“Barcelona është lider në tabelë dhe gjithmonë është para të tjerëve. Por, një ditë ata do të duhet të humbin. Ata nuk do të fitojnë gjithmonë”.

“Ne jemi shumë të bindur për skuadrën me të cilën do të përballemi, ata kalojnë moment të shkëlqyeshëm dhe janë një skuadër e shkëlqyeshme. Por, do të ndodhë që ata të humbin pikë dhe ne do të përpiqemi t’i bëjmë ata të humbin disa pikë të dielën”, ka thënë Capdevila për Marca. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.