Carragher pensionohet në fund të sezonit

19:32 / 7.02.2013

Mbrojtësi i Liveropoolit, Jamie Carragher, ka bërë të ditur se do të largohet nga Anfield në fund të këtij sezoni dhe do të pensionohet nga futbolli aktiv.

35-vjeçari është futbollist i Redsave që nga mosha nëntëvjeçare, ndërsa këtë sezon ka gjetur pak hapësira nën drejtimin e Brendan Rodgers.

“Ky do të jetë sezoni im i fundit te Liverpooli dhe i fundit si futbollist profesionist”.

“Po e bëj këtë njoftim që tash, sepse nuk dua që menaxheri ose klubi t’u përgjigjen pyetjeve për të ardhmen time, kur unë veçmë kam vendosur se çfarë do të bëj”, ka thënë anglezi për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.