Carvalho: Do ta fitojmë Kupën e Mbretit

11:00 / 12.05.2013

Mbrojtësi i Real Madridit, Riccardo Carvalho, ka thënë se ekipi i tij do të bëjë të pamundurën për ta fituar Kupën e Mbretit në finalen e madhe të së premtës ndaj Atletico Madridit.

“Synimi jonë është ta fitojmë titullin, por kjo ka qenë e vështirë të bëhet. Në Ligën e Kampionëve ju keni nevojë për fat dhe të luani mirë në të dyja ndeshjet. Tani duhet të luajmë për kupën dhe të bëjmë të pamundurën ta fitojmë”.

“Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes dhe duhet të tentojmë të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë trofe. Ne duam ta fitojmë atë dhe t’i bëjmë dhuratë drejtuesve të klubit dhe tifozëve tanë”, u shpreh Carvalho.

Real Madridi përballet me Atletico Madridin të premtën në Santiago Bernabeu në finalen e Copa del Rey. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.