Casillas mungon ndaj United dhe Barcës

18:10 / 24.01.2013

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, do të mungojë në 12 ndeshjet e radhës për Real Madridin, duke përfshirë dhe ndeshjen e parë në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester United.

Casillas pësoi një dëmtim në gisht gjatë sfidës ndaj Valencias në Mestalla dhe kështu ai pritet të mungojë në disa ndeshje për ekipin e tij.

Pos dy ndeshjeve ndaj Manchester United, Casillas pritet të mungojë edhe në tri El Clasicot ndaj Barcelonës, dy të mundshme në Copa del Rey nëse sonte Barca e eliminon Malagan dhe një El Clasico në La Liga gjatë shkurtit.

Humbja e Iker Casillas do të jetë problematike për Los Blancos, pasi do të jetë shumë e vështirë që pa ndihmën e tij Reali të mposhtë gjigantët e futbollit evropian, në një moment kur Reali po lufton për titujt e mbetur të këtij sezoni. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.