Cesar: Liga Premier më e mira në botë

9:26 / 5.02.2013

Portieri i QPR, Julio Cesar, e pëlqen jetën në Ligën Premier.

Ish-numri një i Interit ka shkëlqyer te skuadra angleze që nga arritja e tij gjatë verës dhe duket se i pëlqen.

“Për mua është liga më e mirë në botë. Atmosfera, fusha, stadiumet, atmosferë e pabesueshme. Ka qenë vështirë te QPR, por falënderoj Mark Hughes që më dha shans dhe besoi në mua”.

“Të kthehem në formacionin e Brazilit mund të mos kishte ndodhur pa besimin e treguar në mua. Tash shpresoj të nxjerrim rezultate me Harry dhe të qëndrojmë në Ligë. Ne mund ta bëjmë këtë”, ka thënë Cesar. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.