Chadli hedh poshtë lidhjen me Juven

21:46 / 8.05.2013

Anësori i Twentes, Nacer Chadli, ka përgënjeshtruar thashethemet se është pranë kalimit te Juventusi.

Në javët e fundit 23-vjeçari është lidhur me një transferim te Zonja e Vjetër, mirëpo lojtari ka bërë të ditur se nuk ka kontaktuar me askënd.

“Nuk di asgjë rreth kësaj. Juventusi është padyshim një klub i mirë, megjithëse Serie A nuk është më ajo që ka qenë”.

“Juventusi, Interi dhe Milani janë aktualisht tre klubet e vërteta”, ka thënë belgu për Voetbal International. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.