Chelsea dëshiron më shumë
Mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel, ka njoftuar se bashkëlojtarët e tij nuk duan të ndalen së fituari trofe duke filluar me mbrojtjen e titullit të Ligës së Kampionëve.“Ishte mirë që e fituam trofeun (e Ligës së Kampionëve), sepse disa lojtarë po largoheshin, por ne duam të mbështetmi në të, ne nuk duam të ndalemi”.
“Stërvitemi çdo ditë për t’u përmirësuar, jemi akoma të uritur dhe duam të fitojmë më shumë”.
“E kam shikuar finalen një herë, ne e kemi fituar, por nuk duam të shikojmë prapa, tash duhet të vazhdojmë përpara”, u ka thënë nigeriani gazetarëve.
Blutë janë nikoqirë të Juventusit në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/