Chelsea kthehet kah Pellegrini?

9:46 / 7.02.2013

Chelsea raportohet se ka bërë interesimin për trajnerin e Malagas, Manuel Pellegrini.

Mediat spanjolle shkruajnë se derisa pronari i Bluve, Roman Abramovich, vazhdon të jetë i interesuar për ta rikthyer trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, por është kiliani Pellegrini të cilin ai më së shumti e dëshiron në krye të skuadrës.

Kontaktet tashmë janë vendosur me kampin e Pellegrinit dhe ish-trajneri i Real Madridit tashmë ka filluar të ndjekë kurse të gjuhës angleze për ta përgatitur veten për Ligën Premier. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.