Chelsea në finale të KBK-së

13:24 / 13.12.2012

Chelsea është kualifikuar në finale të Kupës Botërore të Klubeve pa ndonjë problem, duke mposhtur skuadrën meksikane Monterrey me rezultat 3-1 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Yokohama të Japonisë.

Blutë dominuan plotësisht takimin dhe krijuan raste të shumta që nga fillimi deri në minutat e fundit.

Kampioni i Evropës shënoi herët në pjesën e parë kur pas 17 minutash Juan Mata ktheu një gol një top të pasuar nga Oscar.

Me të filluar pjesa e dytë, Fernando Torres dyfishoi rezultatin për kampionin e Evropës, pasi goditja e tij u devijua dhe përfundoi në rrjetën e kundërshtarëve (46’), pas një pasimi të shkëlqyeshëm nga Hazard.

Vetëm dy minuta pas golit të parë, Torres tejkaloi mbrojtjen kundërshtare, për të pasuar për Mata, goditja e të cili u dërgua në rrjetën e gabuar nga ana e Darvin Chavez (48’).

Edhe pse ishte Chelsea që kërkoi golin e katërt të takimit, ishin kampionët e Amerikës së Mesme dhe asaj Veriore që shënuan golin e nderit, i cili erdhi në minutat shtesë përmes Jesus De Nigris.

Në finale Chelsea do të përballet me kampionin e Amerikës Jugorre, Corinthians, pasi skuadra braziliane në gjysmëfinalen tjetër eliminoi skuadrën nga Katari, Al Ahli. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.