Chelsea në kërkim të një anësori

12:01 / 22.12.2012

Theo Walcott (Arsenal), Willian (Shakhtar Donetsk) dhe Miralem Pjanic (Roma) janë në listën e ngushtë të transferimeve të Chelseat, për të zëvendësuar lojtarin në largim, Daniel Sturridge.

Blutë kanë nevojë për një anësor, i cili do t’ia mundësonte trajnerit Rafael Benitez që të bëjë rotacion me futbollistët ofensivë.

Ndërkaq, shënjestra kryesore e klubit anglez vazhdon të jetë sulmuesi Radamel Falcao, i cili sipas të gjitha gjasave nuk do të largohet nga Atletico Madridi së paku deri në verë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.