Chelsea nuk e shfrytëzon rastin

22:39 / 16.01.2013

Blutë kanë barazuar me rezultat 2-2 kundër Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për Ligën Premier, në të cilën patën avantazh të dyfishtë.

Në takimin e zhvilluar në Stamford Bridge, Demba Ba, i cili ishte startues para Torresit, e zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të.

Pa përfunduar pjesa e parë (45’+1), Eden Hazard e dyfishoi epërsinë e vendasve duke i dërguar bashkëlojtarët në pushim të qetë.

Mirëpo, në gjymin e dytë mysafirët u kthyen. Fillimisht, Rickie Lambert e ngushtoi rezultatin (58’), ndërsa Jason Puncheon e barazoi atë (75’).

Pas këtij barazimi, Chelsea dështon t’u afrohet më shumë liderëve, ashtu që diferenca me Manchester Cityn është gjashtë pikë, ndërsa me Manchester Unitedin 13 pikë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.