Chelsea pranë eliminimit

23:12 / 9.01.2013

Chelesa ka pësuar humbje nga Swansea në ndeshjen e parë në kuadër të Capital One Cup të zhvilluar në Stamford Bridge dhe atë me rezultat 2-0.

Blutë në këtë takim u paraqitën me formacionin më të fortë të mundshëm, ndërsa kjo nuk ndikoi në rezultat, pasi mysafirët ishin tejet në nivel.

Michu në minutën e 39-të shënoi për 1-0 dhe epërsinë e parë të mysafirëve.

Golin e fitores për 2-0 e shënoi Graham në minutën e fundit të takimit.

Ndeshja kthyese që zhvillohet te Swansea do të vendosë ekipin që kualifikohet në finale të Capital One Cup.

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.