Chicago Bulls mposhtet në shtëpi
Memphis Grizzlies të udhëhequr nga Mark Gasol kanë arritur të mposhtin pas vazhdimeve Chicago Bulls në mes të Chicagos. Ndeshja ishte jashtëzakonisht interesante, me vendasit që dominuan qerekun e parë, mirëpo në fund të pjesës së parë ishin mysafirët që kishin epërsinë. Një ofensivë e vendasve në fund të ndeshjes prej 29-16 bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime.
Në vazhdime triumfuan mysafirët dhe sfida mbaroi me rezultat 85 – 82.
Më i miri për Chicagon ishte Boozer i Chicagos me double-double fantastik prej 17 pikësh dhe 14 kërcimesh, ndërsa i mirë ishte edhe Gibson me 10 pikë dhe 12 kërcime.
Ndërsa në gjithë takimin shkëlqeu Marc Gasol me 19 pikë, i pasuar nga bashkëlojtarët Gay me 16 pikë dhe Randolph që realizu double-double prej 13 pikësh dhe 19 kërcimesh. /Telegrafi/