Chicharito zëvendësim i Falcaos te Atletico
Atletico Madrid dëshiron të nënshkruajë me yllin e Manchester United, Chicharito, derisa përgatitet për shitjen e sulmuesve Radamel Falcao dhe Adrian Lopez.Skuadra spanjolle është e gatshme të paguajë 18 milionë euro për të siguruar meksikanin gjatë verës dhe për ta bërë atë liderin e sulmit.
Falcao është një prej sulmuesve më të kërkuar në Evropë dhe po thuajse është e sigurt se do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit, në mesin e një interesimi serioz nga klubet e pasura si Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint-Germain.
Arsenali, në anën tjetër, është duke përgatitur një ofertë të re për sulmuesin tjetër të Atleticos, Adrian, pasi tashmë ka bërë një ofertë në vlerën e 12 milionë eurove.
Një lëvizje në janar për Chicaritton duket e pamundshme, por gjasat janë të mëdha për verën e ardhshme, kur United do të jetë i gatshëm të dëgjojë ofertat për të, pasi synon një transferim edhe të sulmuesit të Borussia Dortmund, Robert Lewandowski. /Telegrafi/