City arrin marrëveshje për Javi Garcia
Manchester City ka arritur marrëveshje me Benfican për Javi Garcian, gjithnjë sipas Goal.com.Manchester City do të paguajë 18 milionë funte për mesfushorin e jashtëzakonshëm spanjoll, i cili posedon shumanshmëri dhe shihet si zëvëndësues i De Jong që kaloi te Milani.
Gjithë ajo që ka mbetur është që 25 vjeçari të kompletojë testet mjekësore për të zyrtarizuar kalimin e tij në Etihad Stadium. /Telegrafi/