City, gati 57 milionë për Neymar

21:03 / 20.02.2013

Kampioni i Anglisë, Manchester City, është duke i bërë gati të hollat për transferimin e supertalentit brazilian, Neymar.

Sipas mediave angleze Manchester City është duke i përgatitur valixhet, jo me rroba, por me 57 milionë euro për të transferuar sensacionin brazilian.

Në garë për Neymar janë shumë skuadra të mëdha evropiane, duke përfshirë Real Madridin, Barcelonën, PSG-në, Chelsean dhe Bayernin.

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.