Clippers shkatërrojnë Boston Celtics

11:05 / 28.12.2012

Los Angelez Clippers kanë shkatërruar Boston Celtics me rezultat 106-77 në sfidën e zhvilluar të enjtën mbrëma, për të vazhduar ecurinë e tyre fantastike prej 15 fitoreve radhazi në majen e klasifikimit në NBA.

Nuk është hera e parë që Clippers dëshmojnë statusin e favoritit për titull, pasi mposhtën pa problem një kandidat shumë serioz për titull në NBA.

Matt Barnes me 21 pikë dhe Jamal Craëford me 17 pikë ishin më të mirët, teksa të gjithë 11 lojtarët që ishin në parkët shënuan së paku nga një pikë.

Los Angeles Clippers nuk ka pësuar humbje që nga 26 nëntori kur u mposht nga Neë Orlenas Hornets. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.