Conte i painteresuar për Realin dhe Chelsean

18:54 / 26.02.2013

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, do të refuzojë çdo ofertë që vjen nga Real Madridi apo Chelsea, sepse planifikon të vazhdojë me Bianconerët.

Zonja e Vjetër është favorite për ta fituar sërish Scudetton (gjashtë pikë përpara pozitës së dytë) dhe është në prag të kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve (0-3 e mposhti Celticun në ndeshjen e parë), ndërsa puna e mirë e 43-vjeçarit ka nxitur interesimin e klubeve më të mëdha evropiane për të.

Kontrata e ish-mesfushorit të Juves skadon në vitin 2015, ndërsa së shpejti pritet të nisin bisedimet për vazhdimin e saj, pasi që drejtuesit e klubit janë të kënaqur me punën e trajnerit dhe nuk duan ta lejojnë që të largohet. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.