Conte krenar që theu rekordin e Capellos
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, i ka lavdëruar lojtarët e tij pas triumfit prej 3-1 kundër Cagliarit, me ç’rast është vënë edhe një rekord i ri në numrin e pikëve të fituara brenda një viti kalendarik.Pas kësaj fitoreje, kampioni i Italisë ka grumbulluar 94 pikë brenda vitit 2012, një më shumë se Juventusi i Fabio Capellos para shtatë vitesh.
“Sot (e premte) shfaqëm zemërimin dhe hakmarrjen tonë, e cila na mundësoi të regjistronim 94 pikë në vitin 2012, duke tejkaluar rekordin e vënë nga Fabio Capello”, ka deklaruar Conte pas ndeshjes. /Telegrafi/