Conte në radarin e Chelseat

15:06 / 16.02.2013

Chelsea është hedhur në gjah për menaxher të ri dhe prej opsioneve më serioze për Blutë është Antonio Conte.

Conte fitoi titullin në sezonin e tij të parë në Torino duke mbetur i pamposhtur gjatë gjithë sezonit dhe mediat italiane raportojnë se kjo i ka lënë përshtypje shumë Roman Abramovichit.

Miliarderi rus seriozisht është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të Contes në Stamford Bridge si zëvëndësues të Rafa Benitez.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.