CR7: Na konvenon loja sulmuese e Galatas

23:57 / 1.04.2013

Stili sulmues i Galatasarayt do t’i përshtatet lojës së Real Madridit në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve – ka deklaruar Cristiano Ronaldo.

“Ndeshja ndaj Galatasarayt do të jetë shumë e hapur dhe mjaft e baraspeshuar. Duhet të luajmë mirë, ashtu siç bëjmë në shtëpi në Ligën e Kampionëve”.

“Është një skuadër që sulmon shumë dhe kjo është mirë, sepse gjasat tona për të fituar janë më të mëdha kur kundërshtari luan ballë për ballë ndaj nesh”.

“Luajtëm mirë në Camp Nou (ndaj Barcës në Kupën e Mbretit), po ashtu edhe në Mançester (ndaj Unitedit në 1/8 e finales), si edhe këtu në shtëpi ndaj Barcelonës (në La Liga)”.

“Gjërat po shkojnë mirë për ne, kemi më shumë vetëbesim dhe po kemi rezultate të mira. Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund të sezonit”, ka thënë portugezi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.