Bosi i Liverpoolit, Kenny Dalglish, dëshiron që lojtarët e tij të injorojnë çdo polemikë para sfidës ndaj Manchester United, duke sugjeruar që impenjimi kryesor të bëhet në mposhtjen e rivalëve të tyre.
“Ne duam të përqëndrohemi që të luajmë futboll dhe gjërat tjera që ndodhin jashtë fushe, vërtet mbesin aty”.
“Të gjithë kanë përgjegjësi për të mbajtur lart emrin e klubit të tyre dhe të gjithë ata që raportojnë ose komentojnë ndeshjen kanë përgjegjësi që të mos inicojnë probleme. Të gjithë do të jenë të përkushtuar që kjo të jetë një ndeshje e bukur, ku ne do të kërkojmë vetëm fitoren”, u shpreh Dalglish. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit. Shih të gjitha rregullat për komentim