De Jong dëshiron të qëndrojë te City
Mesfushori i Manchester Cityt, Nigel de Jong, dëshiron ta vazhdojë kontratën me klubin e tij aktual.Kontrata e holandezit skadon në verën e ardhshme, ndërsa ende nuk ka pasur bisedime mes klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit për vazhdimin e saj.
“Kontrata ime është valide edhe për një vit, prandaj jam në një pozitë të mirë”.
“Dua të qëndroj. Jam qe tre vite te klubi dhe ndjehem shumë mirë. E kam fituar Kupën FA dhe titullin e Ligës, që janë trofetë më të mëdha në Angli”, ka deklaruar De Jong për NUsport. /Telegrafi/