De Jong: Ëndërrova Milanin
Mesfushori i Milanit, Nigel De Jong, ka thënë se ai ka ëndërruar si fëmi që të transferohet te gjiganti italian. “Kur e shikoja Milanin e viteve të 80-ta dhe 90-ta, unë ëndërroja të luaj në San Siro. Më në fund jam këtu te Milani dhe për këtë arsye dua të falëndëroj legjendat Van Basten, Gullit, Rijkaard dhe Seedorf”.
“Ne kemi ekip të ri që ka nevojë për rindërtim, por jam i kënaqur të jem pjesë e këtij projekti. Unë dua t’i kontriboj sukseseve të Milanit në të ardhmen”, ka potencuar De Jong. /Telegrafi/