De Laurentiis: Cavani nuk është në shitje

20:09 / 29.01.2013

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se sulmuesi sensacional, Edinson Cavani, nuk është në shitje.

 Cavani e shënoi golin e 18-të këtë sezon në Serie A në ndeshjen ndaj Parmas dhe ka tërhequr interesimin e Arsenalit dhe Manchester Cityt, por presidenti napolitan u shpreh i qartë për të ardhmen e lojtarit.

“Unë tashmë e kam thënë më parë se Cavani nuk është në shitje. Kështu, ne duhet të presim dhe të shohim nëse dikush do të paguajë klauzolën e shitjes së tij dhe nëse lojtari dëshiron t’i bashkohet atij klubi”, është shprehur De Laurentiis. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.