Del Bosque: Nuk jemi të pamposhtshëm

21:49 / 1.07.2013

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, ka pranuar se Brazili ka qenë ekipi më i mirë në fitoren prej 3-0 në finalen e Kupës së Konfederatave, duke pranuar se ata nuk janë të pamposthshëm.

 “Ne nuk jemi të pamposhtshëm, pasi kjo u dëshmua pas ndeshjes ndaj Brazilit”.

“Unë i përgëzoj brazilianët që kanë qenë më të mirë se ne. Atyre u shkuan të gjitha mirë, ne pranuam gola në momente vendimtare dhe këtu është parë se Brazili është shumë i mirë”.

“Ne e kemi ditur se është e vështirë të fitojmë, por nuk muind të fitoni për herë dhe kohë pas kohe është me rëndësi të humbasim”, ka potencuar Del Bosque për L’Equipe. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.