Demba Ba: Do të vlerësohem nga golat

10:31 / 5.02.2013

Demba Ba e di se karriera e tij te Chelsea do të vlerësohet në bazë të golave të shënuar.

Ish-sulmuesi i Newcastle United pranon se saktësia brenda kuadratit të golit do të jetë metoda përmes të cilët ai do të vlerësohet.

“E dini, unë vetëm bëj detyrën time dhe, për një sulmues, detyra është të ndihmojë ekipin të fitojë ndeshjet duke shënuar gola, mbi të gjitha”.

“Nuk është vetëm për të shënuar gola, por kjo ju ndihmon juve shumë dhe ndihmon ekipin kur ju shënoni”.

“Kudo që shkoj, këtë përpiqem të bëj, pa qenë egoist para golit, por gjithmonë për ekipin”, ka thënë Ba. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.