Di Maria: Kurrë nuk kam nënvlerësuar kundërshtarët

13:25 / 1.12.2012

Anësori i Real Madridit, Angel Di Maria, ka hedhur poshtë akuzat e mesfushorit të Alcoyanos, Julio de Dios, i cili tha se ishte ofenduar nga ylli argjentinas.

“Erdha te Reali pasi vuajta shumë si fëmijë. Unë erdha nga ekipet e nivelit më të ulët dhe kurrë nuk kam ofenduar një mik timin. Kurrë nuk më ka ndodhur diçka e tillë”.

“Për mua, lojtarët kundërshtarë janë edhe partnerë. Unë erdha nga niveli më i ulët, vij nga një familje e varfër dhe kurrë nuk kam nënvlerësuar një kundërshtar. Secili lojtar, nga kampionati më i dobët deri te më i madhi, ka luftuar deri në vdekje për karrierë. Më vjen keq që është lansuar një lajm i tillë”.

“Jam i ofenduar si lojtar dhe si njeri, sepse kurrë nuk e harroj prejardhjen. Dhe çfarëdo që ndodh në jetë, unë kurrë nuk do t’i harroj”, është shprehur Di Maria.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.