Di Matteo i zhgënjyer me nominimet për Topin e Artë
Trajneri i Chelseat, Roberto Di Matteo, është i befasuar për mungesën e lojtarëve të Chelseat në listën prej 23 të nominuarve për çmimin ‘FIFA Topi i Artë’.Vetëm ish-sulmuesi i Bluve, Didier Drogba, është vlerësuar për punën e tij në sezonin e kaluar, ndërsa strategu italian mendon se është dashur të përfshihen më shumë lojtarë falë triumfit në Ligën e Kampionëve.
“Është një zhgënjim i madh, sepse si fitues i Ligës së Kampionëve pret që të vlerësohet paraqitja e futbollistëve tu”.
“Është vështirë të shpjegohet, nuk jam i sigurt nëse i shikojnë sa duhet edhe ndeshjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Di Matteo, i cili është kandidat për çmimin e Trajnerit më të mirë sipas FIFA-s. /Telegrafi/