Di Natale shkëlqen në javën e nëntë në Serie A
Java e nëntë në Serie A u përshkua me disa vendime kontroverse të gjyqtarëve. Më e përfolur ishte ndeshja Catania-Juventus, të cilën lideri e fitoi me rezultat 1-0. Interi vazhdoi me formën e mirë duke mposhtur Bolognan në udhëtim me rezultat 3-1. Milani iu kthye fitores me triumf minimal ndaj Genoas. Roma u përmbys nga Udinese në Olimpico me rezultat 3-2, kurse Napoli dhe Firentina regjistruan fitore.Formacioni i javës së nëntë në Serie A (3-4-3):
Portier: Mariano Andujar (Catania).
Mbrojtës: Andrea Ranocchia (Inter), Andrea Barzagli (Juventus), Davide Astori (Cagliari).
Mesfushorë: Juan Cuadrado (Fiorentina), Marek Hamsik (Napoli), Esteban Cambiasso (Inter), Jonathan Biabiany (Parma).
Sulmues: Erik Lamela (Roma), Antonio Di Natale (Udinese), Stephan El Shaaraëy (Milan).
/Telegrafi/