Donadoni, krenar për të kaluarën me Milanin

9:53 / 15.02.2013

Trajneri i Parmës, Roberto Donadoni, është krenar që dikur ka veshur fanellën Rossonere.

Ish-përzgjedhësi i Italisë së fundi është lidhur me një rikthim në San Siro për të zëvendësuar Massimilliano Allegrin.

“Nuk e di sa herë jam rikthyer këtu si kundërshtar, betohem se nuk i kam numëruar. San Siro ishte shtëpia ime si lojtar, por kanë kaluar vite që atëherë”.

“Me dashuri e kujtoj mikpritjen që kam marrë nga tifozët e Milanit herën e kaluar që isha këtu dhe kjo më ka bërë edhe më krenar që kam veshur fanellën Rossonere”.

“Pres që Milani të vazhdojë serinë pozitive, derisa ne duhet të përpiqemi t’i japim një qëndrueshmëri paraqitjes tonë më të fundit”, ka thënë Donadoni, në prag të ndeshjes së sotme në mes të Parmës dhe Milanit, që zhvillohet në San Siro. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.