Donadoni: Nuk do ta refuzoja Milanin
Trajneri i Parmës, Roberto Donadoni, thotë se do të ishte vështirë për të të refuzojë ndonjë ofertë që mund të vijë nga Milani.Trajneri aktual i Rossonerëve, Massimiliano Allegri, ka qenë nën presion muajt e fundit pas një serie të rezultateve të dobëta dhe Donadoni është në mesin e emrave të cilët janë përmendur si zëvendësim për të.
“Nuk ka pasur kontakte nga Milani, por nëse ata më telefonojnë do t’u përgjigjem”, ka thënë ish-përzgjedhësi i Italisë për radio RTL. /Telegrafi/