Dortmundi fiton pas dramës

19:22 / 3.02.2013

Dortmundi është ngjitur në vendin e dytë pas fitores dramatike te Bayer Leverkuseni me rezultat 3-2.

Marco Reus pas tri minutave lojë e gjeti golin për të kaluar në epërsi Dortmundin për 1-0.

Kuba nga pika e bardhë e dyfishoi epërsinë në minutën e nëntë për Dortmundin, por kjo nuk i la prapa vendasit, të cilët vazhdimisht sulmuan.

Dramatike ishte pjesa e dytë. Reinartz shënoi dy herë brenda katër minutave (58’ dhe 62’) për 2-2.

Por, vetëm një minut pas barazimit ishte Leëandoëski ai që i ka shuar shpresat e vendasve për 3-2 dhe fitoren e madhe të mysafirëve.

Me këtë fitore Dortmundi ngjitet në vendin e dytë me 37 pikë, 14 pikë më pak se sa lideri Bayern Munich. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.