Drogba: Dua ta fitoj LK-në me Galatasarayn
Sulmuesi i ri i Galatasarayt, Didier Drogba, ka thënë se ka shkuar në Turqi për ta fituar për herë të dytë Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu ka lëvduar përforcimin tjetër të klubit, Wesley Sneijder.“Po vi te Galatasaray për ta fituar Ligën e Kampionëve. Galatasaray është klub i madh, jo vetëm në Turqi, por edhe në Evropë”.
“Këtë sezon, ata kanë arritur të hyjnë në 16-shin e fundit në Ligën e Kampionëve. Dua ta fitoj këtë trofe për herë të dytë, por me fanellën e Galatasarayt. Besoj se mund ta bëjmë këtë”.
“Sneijder është emër i madh. Është një mundësi e madhe për mua si sulmues që të luaj me të”, ka thënë Drogba për Milliyet. /Telegrafi/