E ardhmja e Villas në duart e Barcës
Agjenti i David Villas, Victor Onate, e ka bërë të qartë se ardhmja e klientit të tij qëndron në duart e Barcelonës.Mediat kanë raportuar se spanjolli mund të largohet nga Camp Nou, ndërsa Chelsea ose Arsenali mund të jenë destinacioni i tij.
“Vazhdimisht ka spekulime për Davidin, sepse ai është një sulmues i shkëlqyer, mirëpo e ardhmja e tij është në duart e Barcelonës”.
“Ata kanë një kontratë dhe është e rëndësishme që të respektohen dokumentet e tilla”, ka thënë Onate për Sky Sports. /Telegrafi/