Edhe Barca është vënë pas Torres

18:04 / 12.06.2013

Barcelon planifikon ta transferojë sulmuesin e Chelseat, Fernando Torres.

“Stafi trajnues në Camp Nou e ka përmendur opsionin e transferimit të Torresit”.

“Mendoj se në javët e ardhshme do t’i kushtohet vëmendje atij transferimi”, ka deklaruar eksperti i sportit, Graham Hunter, për talkSPORT.

Blaugranët janë në kërkim të një sulmuesi tipik, mirëpo Blutë dëshirojnë ta shfrytëzojnë spanjollin si pjesë e marrëveshjes për sjelljen e Edinson Cavanit në Stamford Bridge. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.