Edhe Interi pas Huntelaar
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i gatshëm të sfidojë Arsenalin për sulmuesin e Schalkes, Klaas-Jan Huntelaar.La Gazzetta Sportiva shkruan se Moratti i është bashkuar betejës për Huntelaar, i cili do të jetë pa kontratë në muajin qershor.
Moratti dëshiron të sjellë një sulmues të ri në ekipin e trajnerit Andrea Stramaccioni dhe e sheh ish-sulmuesin e Milanit si një shtesë ideale. /Telegrafi/