Elvir Muriqi rikthehet në ring me 15 mars

11:54 / 29.01.2013
Njëri prej boksierëve më të suksesshëm shqiptarë në boksin profesionist, Elvir Muriqi, më 15 mars do të rikthehet në ring pas një pauze prej 15 muajve dhe përballë pritet të ketë boksierin amerikan, Rayco Saunders.

Dueli do të zhvillohet në New Jersey, ndërsa është parashikuar të jetë në tetë raunde.

"Jam përgatitur mjaft mirë. Po ndihem shumë mirë dhe kur të vijë dita do të jem në formën më të mirë. Do të boksoj edhe më mirë se që kam boksuar përpara", ka thënë Muriqi për Kohën Ditore.

Muriqi deri më tash ka 39 fitore (24 me nokaut) dhe pesë humbje. Luftën e tij të fundit ai e ka zhvilluar më 10 dhjetor të vitit 2011, kur mposhti me nokaut teknik në raundin e dytë amerikanin Chris Grays.

Muriqi së fundi ka firmosur kontratë me menaxherin amerikan Greg Cohen./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Elvir Muriqi
Elvir Muriqi
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Festa e Xherdan Shaqirit me flamurin e Kosovës
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.