Është koha që Balotelli të shkëlqejë
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, mendon se tash është koha kur duhet të shkëlqejë Mario Balotelli.Sulmuesi italian shënoi të dy golat e Rossonerëve në fitoren ndaj Palermos duke i ndihmuar skuadrës të qëndrojë afër pozitës së dytë në tabelë.
“Mendoj se është një mundësi e mirë për Balotellin, sepse për herë të parë ai është protagonist në një skuadër të rinjsh”.
“Ai është i qetë dhe një profesionist i shkëlqyer. Ka qenë në skenën evropiane për shtatë ose tetë vite, por ky është shansi i tij më i mirë deri më tash që të tregojë kualitetet që ka”, u ka thënë Allegri gazetarëve. /Telegrafi/