Essien: Do ta mposhtim Galatan

18:02 / 3.04.2013

Mesfushori ganez i Real Madridit, Michael Essien, mezi pret ndeshjen ndaj Galatasaryt, që ai është i bindur se do të përfundojë me fitore të mbretërve.

 “Ne kemi performuar mirë së fundmi dhe është me rëndësi që të shënojmë gola, ndërsa shpresojmë se mund të mbajmë formën e mirë ndaj Galatasarayt. Skuadra është gjithmonë e gatshme për ndeshjet e mëdha dhe nuk është më ndryshe”.

“Ata janë ekip me përvojë, pasi kanë lojtarë fitues të Ligës së Kampionëve, por nëse zbatojmë planin tonë të lojës, atëherë jam i sigurt se do të kualifikohemi tutje”, ka deklaruar Essien. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.