Eto’o: Beckham do të harrohet nëse nuk shkëlqen te PSG
Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o, ka komentuar rreth kalimit të David Beckhamit te Paris Saint-Germain duke thënë se nëse mesfushori anglez nuk shkëlqen në Parc de Princes, ai do të harrohet shumë shpejtë.“Është mirë për PSG-në. Me transferimin e tij, i shtohen vlerat klubit”.
“Megjithatë, futbolli dëshmon se mund të jesh një fytyrë e bukur, por duhet të luash mirë në fushë”.
“Ai do të shesë shumë fanella, por nëse nuk i shoqëron (shitjet) me rezultate, ai do të harrohet shpejt”, ka thënë Eto’o për Infosport.
37-vjeçari nënshkroi kontratë prej pesë muajsh me klubin nga kryeqyteti i Francës. /Telegrafi/