Evra: Kënaqësia më e madhe, të mposhtësh Liverpoolin

10:17 / 15.01.2013

Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, thotë se për të nuk ka ndjenjë më të mirë se sa të mposhtë Liverpoolin.

Djajtë e Kuq së fundi mposhtën Redsat me rezultat 2-1 në Old Trafford, dhe për francezin kjo është ndjenja më e mirë gjatë shtatë viteve të fundit.

“Shtatë vite kam luajtur për United dhe të mposhtësh Liverpoolin gjithmonë ka qenë e vështirë. Ne kurrë nuk kemi fituar me lehtësi. Por, çfarë ndjenje e mirë është kur ju fitoni kundër tyre”, ka thënë Evra. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.