FA Cup, Arsenali vazhdon tutje
Arsenali ka siguruar kualifikimin në raundin e katërt të Kupës FA pas fitores minimale ndaj Swansea Cityt. Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Liberty Stadium përfundoi me barazim, ashtu që u desh të përsëritej takimi në Emirates për të zgjedhur fituesin.
Goli i vetëm në këtë sfidë u realizua nga Jack Wilshire në minutën e 86-të.
Në raundin e katërt, Arsenali do të ketë kundërshtar klubin që bën gara në Championship, Brighton & Hove Albion, i cili eliminoi Newcastle Unitedin. /Telegrafi/