Falcao: Kënaqem duke sfiduar Messin dhe Ronaldon
Sulmuesi i Atletico Madrid, Radamel Falcao, është i kënaqur që ka shënuar po aq gola në La Liga sa edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dhe ai i Real Madridit, Cristinao Ronaldo, deri tash.Kolumbiani shënoi edhe një herë në fitoren 2-1 ndaj Malagas vikendin që kaloi për ta çuar në tetë numrin e golave këtë fillim-sezoni, dhe shpreson të sfidojë Messin dhe Ronaldon për titullin Pichichi.
“Gjithçka ende është shumë e ngushtë, por unë kënaqem duke luftuar me ta për titullin e golashënuesit më të mirë”.
“Tashmë jam krenar që kam qenë para tyre në një aspekt këtë sezon. Shpresoj të vazhdoj ta mbaj këtë dhe të vazhdoj t’i sfidoj ata. Dua t’i përsëris numrat e golave të shënuar vitin e kaluar”, ka thënë Falcao për El Tiempo. /Telegrafi/