FBI nuk e ka arrestuar Abramovichin

23:01 / 25.03.2013

Byroja e Federale e Hetimeve ka përgënjeshtruar njoftimet në mediat ruse se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është arrestuar – njofton The Mirror.

Kanali televiziv RBC TV raportoi se miliarderi rus ishte arrestuar nga agjentët e FBI-së, mirëpo gjithçka duket të ketë qenë vetëm një spekulim.

Fillimisht, zëdhënësi i Abramovichit, John Mann, përgënjeshtroi lajmin, ndërsa edhe vetë byroja ka reaguar për të thënë se nuk ka asgjë të vërtetë nga ato thashetheme. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.