Fergie e pyeti Scholesin dhe Giggsin për Van Persien
Sipas trajnerit të ekipit, Rene Meulensteen, Sir Alex Ferguson para se të nënshkruante me Robin van Persien u konsultua së pari me dy legjendat e klubit, Ryan Giggs dhe Paul Scholes. ”Lojtarët e Unitedit asnjëherë nuk e kanë shikuar Robinin si të huaj. Unë dhe bossi(Alex Ferguson) u konsultuam me Ryan Giggsin dhe Paul Scholesin për të”.
“I pyetëm ata se çfarë mendoni nëse Robin van Persie do të vinte këtu? Që të dy e dhanë të njëjtën përgjigje. Që të dy thanë që do të ishte e mrekullueshme nëse Robin do të vinte në Old Trafford dhe më vonë kështu thanë të gjithë lojtarët”.
”Arsyeja pse ne diskutuam me Giggsin dhe me Scholesin është sepse ata e përfaqësojnë kulturën e Unitedit në dhomën e zhveshjeve. Ata e mbajnë kulturën dhe e mbrojnë atë”, ka thënë Rene./Telegrafi/