Ferguson: Cech e vendosi ndeshjen

9:40 / 2.04.2013

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se Petr Cech ishte ai që vendosi ndeshjen në disfatën nga Chelsea në Kupën FA.

Cech bëri një prej mbrojtjeve të sezonit duke i mohuar Javier Hernandez një goditje të fuqishme me kokë dhe e mbajti Chelsean 1-0 në avantazh.

“Mbrojtja e Cech nga [goditja] e Chicharitos ishte e pabesueshme. Ai bëri një mbrojtje të ngjashme edhe në ndeshjen e parë [ndaj nesh] nga një prej mbrojtësve të tij”.

“Mendoj se nëse ne do ta kishim shënuar atë gol, atëherë do të kishim qenë okay. Ndeshja mund të kishte shkuar në lojë shtesë, sigurisht, por kjo do të na kishte rikthyer neve në lojë dhe ne nuk do të kishim nevojë ta ndjekim”, ka thënë Ferguson. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.