Ferguson shpreson për Van Persien
Sir Alex Ferguson shpreson se Manchester United mund të sigurojë një marrëveshje për yllin e Arsenalit, Robin Van Persie, ndërsa beson se klubi duhet të durojë nëse dëshiron ta transferojë sulmuesin. Tashmë Van Persie ka refuzuar Juventusin shkaku i skandalit të basteve, kurse City ka pranuar se ka hequr dorë nga Van Persie. United nga ana tjetër është gjallë në luftë, por po dështon të arrijë marrëveshje me Arsenalin për holandezin.
“Ne kemi bërë një ofertë, ata kanë tentuar të negociojnë me klube tjera. Ne duhet të durohemi. Shpresojmë se do të ndodh. Nuk e di çfarë mendon Arsenali, sepse ata nuk duan të lënë asgjë t’u shkojë nga dora”, ka theksuar Ferguson. /Telegrafi/